Ngjarjet e datës 21 maj

Mbahet ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, ku marrin pjesë Presidentja, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:30)

Federata e Boksit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë turneun ndërkombëtar të boksit “ Lah Nimani”. ( (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 12:00)

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, këshillat organizues në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestim përkujtimor. (Fshati Stagovë, ora 12:00)

Nën organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve – FemArt dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, jepet shfaqja “The Superfluous Man (Njeriu i tepërt) – Oblomov” (me titra në gjuhën angleze). (Teatri Oda, Prishtinë, ora 19:00)

Back to top button