​Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. (Gjykata Themelore Prishtinë, Objekti D, Kati I, salla numër 27, ora 09:30)

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës promovojnë pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore. Marrin pjesë Kreshnik Radoniqi, kryesues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zenel Leku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën vjetore. Merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Salla Strauss 1, hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza merr pjesë në tubimin elektoral të PDK-së në Rahovec. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”, ora 17:30)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, merr pjesë në tubimin elektoral të AAK-së. (Restorant “Antika”, Lëbushë, Deçan, ora 18:00)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza merr pjesë në tubimin elektoral të PDK-së në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës “Asim Vokshi”, ora 19:00)

Back to top button