Ngjarjet e datës 23 prill

Vazhdimi i pestë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, organizata ETEA prezanton raportin hulumtues “Shqyrtim kritik i lekturave shkollore”. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 10:00)

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, bën ndërrimin dhe uljen në gjysmështizë të flamurit amerikan, pranë shtatores së Presidentit Bill Clinton, në nderim të jetës dhe veprës të Papa Françeskut. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 10:00)

Prokurori në rastin Thaçi dhe të tjerët – konferencë mbi ecurinë e çështjes. (Hagë, ora 10:00-16:30)

Mbahet dita e parë e Panairit Mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor. (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 14:30)

Back to top button