Ngjarjet e datës 23 shtator 

Mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e Pjetër Shalës. (Ora 09:00).
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00).
Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, për kompleksin me ndërtesa afariste me karakter të përkohshëm. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 10:30).
Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës. (Ora 11:30).
Partia Socialdemokrate do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik. (Ora 13:00).
Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora: 14:00).
Informimi javor i Dhomave të Specializuara Kosovës për media. (Ora 14:30).
Mbahet Kongresi i Parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00).
Back to top button