Ngjarjet e datës 24 dhjetor
10:00
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë e fundvitit. (Objekti i BQK-së)
10:00
Mbahet Seanca e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve plenare)
10:00
Komisioni i Pavarur i Mediave mban tryezë diskutimi në lidhje me prezantimin e Raporteve të Monitorimit “Përfaqësimi i fëmijëve dhe përfaqësimi gjinor në media”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, Ferizaj).
12:30
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, viziton xhaminë në fshatin Uglar.
23:30
Ipeshkvia e Kosovës organizon koncertin e Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës. (Katedralja Shën Nënë Tereza)
24:00
Ipeshkvia e Kosovës organizon meshën solemne të Krishtlindjes, të cilën do të udhëheq ipeshkvi, Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?