Ngjarjet e datës 24 shkurt
09:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën në lidhje me Reformën e Administratës Publike në Kosovë, sfidat si dhe zgjidhjet potenciale. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi Komunal, Gjilan)
10:00
Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezën me temën “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë – Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? – Kahja e reformës së nevojshme”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
12:00
Protestojnë punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”. (Para ndërtesës së Qeverisë)
12:00
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizon protestë kundër zhdukjes së qenve endacakë. (Para Komunës së Ferizajt)
14:30
KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës organizojnë një aksion për dhurimin e gjakut. (Kampi Qendror i KFOR-it “Film City”).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?