Ngjarjet e datës 25 maj

 

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N225) 11:00

Kryeministri Albin Kurti takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Qeverisë) 12:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë takohet me drejtorin e ASHNA-s dhe drejtorin e AAC-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton planin e Punës së Komisionit, për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 13:00

Shoqata e Gastronomëve mban “event pakënaqësie”, lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës) 18:00.

Back to top button