Ngjarjet e datës 25 nëntor 2022

08:30 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë shkollën fillore “Faik Konica”. (Sh.F. “Faik Konica”, Prishtinë)
09:15 – Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Objekti i MPJD-së)
09:45 – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) bën prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në përformancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00 – Vihet gurthemeli e shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të Komunës, Gjilan)
12:00 – Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)
13:00 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së)
18:00- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bën hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Te Biblioteka Kombëtare)

Back to top button