Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 26 qershor

Tryezë e rrumbullakët: “Dita ndërkombëtare kundër abuzimit të drogave dhe trafikimit të paligjshëm”. Merr pjesë edhe U.D. e presidentes Albulena Haxhiu (Hotel Afa, Prishtinë, ora 10:00)

Konferencë me temë: “Zhvillimi i shkathtësive të gjelbra për një të ardhme të qëndrueshme, përvoja nga shkollat”. Merr pjesë ministrja në detyrë e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, ora10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës organizon tryezën e diskutimit me temë: “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit me temë “Momentumi i ri politik për rregullimin e lobimit legjislativ në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Terre des hommes në Kosovë në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe Zyrën për qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, prerzanton projektin “Platforma digjitale për raportimin dhe luftimin e dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Aktivitet me simbolikë të veçantë me rastin e 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, organizim i profesorit Mentor Hasani dhe studentëve të Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës. (Para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 10:30)

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e auditimeve deri më tani për sezonin auditues 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini mban konferencë për media. (Selia e Aleancës, ora 12:30)

PLAY International organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit “Sport 4 Inclusion”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD). (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 12:30)

Avokati Gent Gjini dorëzon padi ndaj Dritan Goxhajt. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, ora 13:15)

Organizohet Karnavali i Golden Eagle. (Stadiumi i qytetit, Therandë, ora 19:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button