Ngjarjet e datës 26 tetor

10:00
Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik)
10:00
Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik)
13:00
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ndanë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” si dhe çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. (Kabineti i Ministrit)
14:00
Mbahet diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit çmimi “Njazi Ferizi”. (Objekti i komunës, Deçan).
 

Back to top button