​Ngjarjet e datës 27 dhjetor

Konferencat e KQZ-së mbi ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – qendra mediale e KQZ-së:

Konferenca e parë ora 09:00 – hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.

Konferenca e dytë ora 14:00 – pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë në ora 20:00 – përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të prezantojë raportin vjetor të punës për 2025. (Salla e Mediave, ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, ora 11:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmbyll fushatën e saj elektorale. (Hotel “Venus”, Prishtinë, ora 14:00)

Partia Demokratike e Kosovës përmbyll fushatën e saj elektorale. (AMC Hall, Prishtinë, ora 17:30)

Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën e saj elektorale. (Salla e madhe e sporteve, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)

Mbahet ceremonia e rihapjes së Galerisë së Arteve të Prishtinës. (Pallati i Rinisë – Galeria e Arteve të Prishtinës, ora 18:00)

Back to top button