Ngjarjet e datës 27 maj

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, Prishtinë 5:40)
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje për urime. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë, ora 9:00-12:00)
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë, ora 10:30)
U.D presidentja Albulena Haxhiu pret në takim kongresistët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam. (Kabineti i Presidentes, ora 11:15)
Franco Foda, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, mban konferencë për media. (Hoteli Emerald, Prishtinë, ora 15:30)
Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje para ndeshjeve miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës. (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali, ora 17:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?