Ngjarjet e datës 28 dhjetor
09:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e Planeve të Përformances të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës)
12:00
Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare, ku debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës)
13:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mban konferencë për media për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit)
13:30
Ministri Armend Mehaj pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar (Ministria e Mbrojtjes)
15:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes)
17:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesë të Qeverisë)