Ngjarjet e datës 28 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Ferizaj, Aurora Ramadani mban konferencë për medie. (Objekti i Komunës së Vjetër në Ferizaj, ora 09:00)

Mbahen seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, për ndërtimet në Liqenin e Badovcit. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

Mbahet diskutim me rastin e shënimit të Javës Evropiane të kancerit të qafës së mitrës. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:00)

Lansohet patforma “Invest in Kamenica”. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 10:00)

Grupi i Asamblistëve komunalë të LDK-së në Prishtinë, mbajnë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Sportit Universitar. (Selia e Federatës së Sportit Universitar, Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatë Germin, organizon aktivitetin përmbyllës në kuadër të platformës “Invest in Prizren”. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 14:00)

Back to top button