​Ngjarjet e datës 28 mars

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. ( Skenderaj, ora 09:30)

Në Gjykatën Speciale mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. ( Ora 09:30)

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës në thirrjet elektronike. Marrin pjesë, Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Nicola scaramuzzo, Drejtues ekipi, Sundimi i Ligjit, Zyra e Bashkimit Evropian Albert Zogaj, Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Përparim rama, kryetar i Prishtinës. (KGjK, ora 09:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mban mbledhje. I ftuar kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia merr pjesë një tryezën e diskutimit publik lidhur me listën e re të barnave esenciale. Kjo tryezë organizohet me qëllim të diskutimit dhe marrjes së rekomandimeve nga pjesëmarrësit në mënyrë që lista e re e barnave esenciale të jetë sa më cilësore dhe përmbajtësore. (“Hotel International Prishtina”, ora 10:00)

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mban mbledhjen e radhës më 28 mars 2023 (e martë), në sallën e mbledhjeve të KPF-së në “Shtëpinë e Bardhë” – Prizren, ora 10:00.

Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e sportit të Xhudos si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla model “Qamil Batalli”, ora 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me punën e deritanishme tё Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. Tё ftuar: Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Back to top button