Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2022

9:00
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie ku do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Prokuroria e Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”)
09:00
“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Skenderajt, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Skenderaj, Qendër)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton analizën “Edhe Saime Domazeti vritet në duar të shtetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Komiteti për Komunitetet i Komunës së Rahovecit mban mbledhje në të cilën informohet lidhur me vizitat e realizuara në shkollat ku vijojnë komuniteti jo shumicë. (Ndërtesa e Komunës)
10:30
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i MAShTI-it)
10:30
Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencën “Menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)
11:00
Zv.drejtori Ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. Merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së)
11:00
Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku mban konferencë për medie. (Objekti i Komunës, Vushtrri)
11:40
Mbahet protestë paqësore “Bojkot produktet serbe”, organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit. (Fakulteti i Edukimit)
12:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizon pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. (Restorant “Mensa”, Prishtinë)
12:00
Klubi Futbollistik Trepça’89 mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit me emrin e ish-futbollistit Erion Kajtazi, i cili u nda nga jeta në moshën 17-vjeçare, pas një sulmi në zemër. (Fusha afër Liqenit Artificial, Mitrovicë)
13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë me gazetarë, në përmbyllje të vitit. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)
18:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, organizon pritjen për përfaqësuesit e medieve me rastin e festave të fundvitit. (“Che Bar”, te Qafa)

Back to top button