Ngjarjet e datës 29 nëntor

09:00
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio – frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 
10:00
Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Legjislacioni në sektorin farmaceutik – Qasja në barna për pacientë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e bën shqyrtimin e buxhetit të ZKA-së, i ndarë në Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP mbajnë konferencë për medie “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji – prezantim i raportit tematik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00 – 15:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. Të ftuar janë: Ministri i MMPHI-së prej orës 13:30 dhe Ministri i MBPZhR-së prej orës 15:00. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
14:00
Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK) kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë “Blinaja”, afër aeroportit të Pristinës)
16:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)
17:00
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës, me temën “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

Back to top button