Ngjarjet e datës 3 korrik

Presidentja Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderë të partive politike, takon kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci. (Zyra e Presidencës, ora 09:00)

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive. Merr pjesë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Hotel “Emerald” në Prishtinë, 09:30)

Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit V.A. i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) prezanton Raporte Tematike nga Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024). (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

Vazhdimi 41-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, ora 11:00)

Mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarit Naim Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 13:10)

Shfaqet filmi “Nën hijet e luftës”, një film për masakrën e Dubravës. (Reporting House, ora 18:30)

Komuna e Prishtinës me rastin e 2 Korrik – Dita e Deklaratës Kushtetuese, organizon hapjen e ekspozitës publike me figura dhe momente nga rezistenca e viteve ’90. (Rruga “2 Korriku”, në platonë përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 20:30)

Back to top button