Ngjarjet e datës 30 janar

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione takohet me përfaqësues të komisionit vlerësues mjekësor, i themeluar për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.(Kuvendi, salla N10, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)
Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim shqyrton planin hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Sallën e Asamblesë Komunale të Komunës së Pejës, ora 13:00)
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton një draft statut për “Asociacionin e Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana”,ora 17:00)
Shënohet 15 vjetori i ALB-Architect. (Klan Arena, salla Aki, ora 18:30-21:30)

Back to top button