Ngjarjet e datës 30 qershor

Mbahet dita e dytë e Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. (Parku i Inovacionit, Prizren, ora 09:00).
Organizata GERMIN mban konferencë për media. (Tek Institucioni i Avokatit të Popullit, ku do të deponohet lënda e ankesës për shkeljen e së drejtës së votës ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve të parakohshme më 14 shkurt 2021. (Ora 09:30).
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00).
Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet diskutimi “Shëndeti mendor në kushtet e pandemisë”. (Fondacioni 17, ora 10:00-12:00).
LDK mban konferencë për medie me temën 100-ditëshi i Qeverisë. (Selia qendrore të LDK-së, ora 11:00).
Klubi i Rotarianëve Macadam, Prizren dorëzon një inkubator mobil për Spitalin Rajonal të Prizrenit “Dr. Prim. Daut Mustafa”. (Spitali Rajonal Prizren, ora 11:00).
Komisioni për Bujqësi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën UN-Habitat. (Holli i Kuvendit të Kosovës, 13:00).
Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë, në bashkëpunim me Bibliotekën “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të prezantojnë instalacionin artistik “Lule, mos më harro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16:00 – 19:00).

Back to top button