​Ngjarjet e datës 30 shtator

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 09:00)

Instituti për Studime të Luftës Hibride – OCTOPUS mban forumin “DEMOCRACY UNDER THREAT: Elections as a Geopolitical Battlefield”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të KGjK, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim KADC mban tryezë diskutimi me temë rreziku I “Vaping”, pranë shkollave, nevoja për veprim të përbashkët. (Hotel Sirius, ora 11:00-12:30)

Familja Spahiu organizon protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Serbi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Hapja solemne e Muzeut të Qytetit të Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik, ora 13:00)

Nisma Socialdemokrate do të vazhdoj fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Mitrovicë. (Restaurant Vapiano, Mitrovicë, ora 18:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubime elektorale në Prishtinë Dega IV, me prezencë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Salla e Kuqe/Pallati i Rinisë, ora 19:00)

Back to top button