Ngjarjet e datës 31 janar
Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vend
Infermieret protestojnë kundër Ligjit mbi pagat. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 09:00)
Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala, organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së në Drenas, organizojnë homazhe. (Kleçkë, ora 10:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)
Shoqëria civile në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit organizojnë aktivitetin vullnetar të dhurimit të gjakut. (Orllan, Kompleksi “Zahir Pajaziti”, nga ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës mbanë konferencë, ku do të publikojë rezultatet e federatave sportive të Kosovës, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2018. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)
Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi perkujtimore me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala. (Salla e kulturës në Drenas, ora 13:00)
Kosovo 2.0 organizon bisedën “Jemi në grevë”. (Zyra e Kosovo 2.0, ora 18:00)