​Ngjarjet e datës 31 tetor

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

GIZ Kosova organizon eventin “Dita e Ligjit për Mbeturinat dhe Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (EPR)”. Merr pjesë ambasadori gjerman Rainer Rudolph. (Parku i Trajnimit dhe Inovacionit Prizren, ora 10:00-14:00)

Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare. (Qendra Sportive “Shpella e Bobit” Fierzë – komuna e Pejës. (Ora 10:00)

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Rrjeti i Grave të Kosovës publikojnë raportin “Paqja dhe siguria në Kosovë: Analizë gjinore”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 11:00-12:00)

Presidentja Vjosa Osmani takohet me kryetarët e partive politike. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 12:00 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Back to top button