Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresës e Artan Qerkini përfaqësues i Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 09:30)

Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special – krimet e rënda. Avokati mbrojtës jep deklaratë për mediet pas seancës. (Prishtinë, ora 09:30)

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT, organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashi, raporton në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Organizata ETEA dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Objekti i Aleancës Franceze.https://www.facebook.com/events/423431265684785 ora:11)

Komuna e Obiliqit ka publikuar listën e studentëve përfitues të bursës, për nivelin bachelor, master dhe doktoratës. Me këtë rast kryetari Xhafer Gashi, nënshkruan kontratat me studentët përfitues.(Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”, 0ra 11:00)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për medie në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. (Kizhevak, Serbi, ora 12:00)

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi, raporton në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën plotësimin e listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë”. (Gjykata Themelore Gjilan, Salla 01, ora 13:00)

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të dërgojë padi kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji” për lëshimin e lejeve dhe licencave për Hidrocentralet HC Deçani dhe HC Belaja te Kelkos Energy Sh.p.k. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)