Ngjarjet e datës 4 maj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon tryezë të rrumbullakët mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00-14:30)
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT). Merr pjesë ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë Tregtisë Rozeta Hajdari (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 10:30)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Kosovë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me rastin e pranimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për rastin e ‘Parkut të Aventurave’ në Gërmi”. (GLPS, Prishtinë, ora 11:00)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve, kryetari i Prishtinës Përparim Rama viziton Brigadën e Zjarrfikësve. (Lagjja “Emshir”, Prishtinë, ora 12:45)