Ngjarjet e datës 4 maj

Instituti Albanologjik, organizon aktivitetin në kuadër të programit të ligjëratave dhe diskutimeve publike “Leksione albanologjike” me profesoreshën Lumnije Jusufi. Diskutohet rreth filmit, “Gurbeqars: the non migrants”. (Salla e katit të epërm të Institutit Albanologjik, ora 10:00)
Lansohet shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike. Merr pjesë Rainer Rudolph, Ambasador i Gjermanisë dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu. (QKUK – Reparti i Gjinekologjisë, kati i dytë, ora 13:30)