Ngjarjet e datës 4 shkurt
10:00
Mbahet takimi i parë i grupit punues per hartimin e Strategjisë së Turizmit për Komunën e Ferizajt. (Hotel “Rubis”, Ferizaj)
11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor, dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj”. (Zyret e ORCA-s, rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë)
13:00
“Merakli të Biciklave” organizom marsh me biçikleta me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër kancerit. (“Sheshi i Lidhjes”, Prizren)
13:00
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, prezanton raportin e punës për vitin 2021. (Gjykata Themelore në Gjilan)
16:00
Federata e Paqes Universale e Kosovës dhe Komuna e Rahovecit mbajnë aktivitetin “Promovimi i Parimeve të Federatës së Paqes Universale dhe Zgjedhja e Këshillit të Paqes në Rahovec”. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec).