Ngjarjet e datës 4 shtator

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vend

Për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohet ceremonia zyrtare. (Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, viziton komunën e Rahovecit, ku me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi do të diskutohet për zyrtarizimin e memorandumit për financimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe deri në Krushë të Madhe dhe prezantimi i konkursit për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit. (Ora 10:00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi viziton lokacionin ku planifikohet të ndërtohet sheshi. (Parku i Qytetit, ora 11.00 – 11.20)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi viziton biznesin “Osa termosistem”, në Rahovec. (Ora 11:30 – 12.00)

Organizata Joqeveritare “CULTURAT”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë “YJE MBI DAFINA”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në uniformën e policisë së Kosovës, që nga çlirimi i Kosovës e deri më tash. (Holli i ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

Me ftesë të OVL UÇK në Pejë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Heroit Adrian Krasniqi në lagjen Dardania të Pejës. (Ora 12:00)

Back to top button