Ngjarjet e datës 5 mars
Agjenda për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesësë UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dë
Agjenda për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesësë UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve përliri. Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës sëKosovës
09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari, në 23-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Ora 09:45)
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut mban mbledhje solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. ( Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Skenderajt mban mbledhje solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. (Objekti i Komunës, ora 10:00)
Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, për nderë të shënimit të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK Gjilan, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “HERAS Plus”. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, Prishtinë, ora 10:00)
Vendoset gurthemeli për ndërtimin e godinës së re të shkollës “Hamëz Cena”. (Demjan, komuna e Gjakovës, ora 10:00)
Partia Liberale Egjiptiane – PLE parashtron ankesë në PZAP për shkak të pakënaqesive lidhur me procesin zgjedhor dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kunderligjshëm ‘ Romani Iniciativa”. (Ora 10:00)
MSH lanson kampanjën “Bashkë kundër COVID-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Salla e madhe, kati i tretë, ora 11:00 – 12:00)
Prokuroria e Specializuar mban konferencë për ecurinë e rastit Salih Mustafa. (Hagë, ora 11:00)
Komuna e Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantojë planin e renovimit të ndërtesave në lagjen “Ulpiana”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)
Për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”.( Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 12:00)
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë për media. (Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, rruga “Kosta Novakoviq” Prishtinë, te Rilindja, Kompleksi III nr. 42, kati i parë, zyrat 106/107, ora 12:00)
Departamenti i Mirëmbajtjes dhe Investimeve në kuadër të NPB-së mban konferencë për media pas përfundimit të renovimit të 300 hyrjeve të ndërtesave shumë-banesore. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës – Shpend Ahmeti (Te hyrja nr. 2, në Rr. 1 , në lagjen “Bregu i Diellit”, Prishtinë, ora 14:00).

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






