Ngjarjet e datës 6 maj

Komisioni për Ekonomi mban diskutim me ndërmarrjen TrePharm lidhur me mundësin e investimeve të huaja në fushën farmaceutike. (Salla N10, ora 10:00)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)
Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshehet  mrena mureve”. (Malishevë, te Sahat Kulla, ora 10:00)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab, (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)
Shpalosen ofertat turistike të Malit të Zi për sezonin veror 2022. (Hotel Sirius, ora 11:00)
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (MAShTI, ora 12:00)
Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me organizatën “ETEA” organizojnë promovimin e librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë” të autorit, studiuesit, politologut prof. dr. Belul Beqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për media. (Komuna e Prishtinës, objekti i vjetër, ora 17:00)

Back to top button