Ngjarjet e datës 6 maj

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla pret në takim homolgun e saj nga kroat, Gordan Grlić Radman. Pas një ore do të ketë konferencë për medie.(Objekti i MPJD-së, Prishtinë, ora 08:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Për nderë të Ditës së Dëshmorëve, komuna e Deçanit mban disa aktivitet.

Agjenda:

Ora – 10:00 Mbjellja e luleve në qendër të qytetet në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”;

Ora – 11:00 Përurimi i Lapidarit te Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Belle 1912-1999.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për medie. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

Oda Amerikane mban forumi për Rritjen e Punësimit të Grave. Marrin pjesë presidnetja Vjosa Osmani, drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno. (https://www.facebook.com/AmChamKosovo/, ora 13:00)

Mbahet konferenca me temën: “Ushtrimi ushtarak “DEFENDER-Europe 21” dhe Kosova. Merr pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 14:30)

Mbahet takimi për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës. Merr pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman, Joern Rohde. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

Presidentja Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett marrin pjesë në amandamentimni e Marrëveshjes së Grantit me USAID. (Kabineti i Presidentes, ora 14:30).

Back to top button