​Ngjarjet e datës 6 maj

Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi” Hartmut Ganzke. (Salla e Kuvendit Komunal Shtime, ora 09:00)

Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi” Hartmut Ganzke. (Salla e Kuvendit Komunal Shtime, ora 09:00)

Vazhdon procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – gjykimi. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Pejë mbajnë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj. Merr pjesë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. (Kompleksi Memorial i Zonës Operative ë Dukagjinit Gllogjan, ora 11:00)

Mbahet akademi përkujtimore, me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj. Merr pjesë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 13:00)

Agjenda e aktiviteteve me rastin e shënimit të 6 maji Dita e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizuar nga Organizata Shqiptaria, Korporata Kryeziu, shoqatat simotra: Kufijtë e Arbrit, Lëvizja e Deçanit, mbështetur nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë:

-11:00 – 12:30 Simpoziumi shkencor: Kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. (Instituti Albanologjik Prishtinë)

12:00 – 20:00 Ekspozita e Artit në pikturë dhe skulpturë nga artistët shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit. (Zona pranë Sheshit “Skënderbe” Prishtinë)

13:00: Arritja e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, arritja e Klubit të Kalërimit “Mazgiti”, arritja e Klubit të Motoristëve “Kastrioti” dhe klubeve të tjera.

13:15: Performanca e Xhevat Limanit si Skënderbeu, nga Sheshi “Xhorxh Bush” nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbe”.

13:35: Sërish performanca nga Xhevat Limani.

13:45 – 14:30: Fjalime nga organizatorët dhe përfaqësuesit.

14:30 – Performanca e klubit të pilotëve me paraglajd.

14:45 – 16:30: Performancat e këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale.

16:30: Performanca nga Kori i fëmijëve Okarina.

17:00 – 23:00: Performancat nga grupe të ndryshme rock dhe pop.

Back to top button