Ngjarjet e datës 6 mars

Komuna e Prishtinës organizon homazhe me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së:

08:45 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (Velani)

09:10 – Homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

10:00 – Homazhe në Prekaz (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kompleki Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 10:00)

Komuna e Shtimës organizon homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

Instituti INDEP në bashkëpunim me Këshillin e Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Raiffeisen Bank po organizon edicionin e tretë të Forumit të OZhQ-ve, ku do të diskutohen zotimet e ndërmarra nga Qeveria në mbledhjen e fundit të Kombeve të Bashkuara, sfidat dhe mundësitë për t’u arritur këto objektiva deri në vitin 2030. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Drejtorja e misionit të USAID-it, Ajlin Devit, do të flasë në ngjarjen “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Voton Raportet vjetor financiar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2022, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Ceremonia e dorëzimit të ultrazërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Dragashit (Komuna e Dragashit, ora 11:10)

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 11-vjetorin e themelimit, me ç’rast do të përurohet edhe kampusi universitar. Marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti; ministrat Arbërie Nagavci e Xhelal Sveçla; kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza etj. (Universiteti “Isa Boletini”, Amfiteatri A1, 11:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me z. Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 15:00)

Back to top button