​Ngjarjet e datës 6 shkurt

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon një aksion para Komunës së Prizrenit. (Ora 09:30)
Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla e mbledhjeve të kuvendit, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
Prezantohet Plaforma e Punësimit të të rinjve, ku merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe ministri Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C301, ora 11:00)
Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. (Kuvendi, salla N302, ora 12:00)
Federata e Basketbollit mban konferencë, ku nënshkruhet marrëveshja me KB Rahoveci për organizimin e Kupës së Kosovës, si dhe zbulohet logo e Final 8, orari dhe detaje të tjera për Kupën.(Zyret e FBK-së, ora 13:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve nënshkruajnë Agjendën për Kontratën Sociale. ( ShFMU “Ismail Qemali”, Bregu i Diellit, ora 19.00-21.00)

Back to top button