Ngjarjet e datës 8 korrik
Handikos dhuron afër 40 pajisjeve ndihmëse (karroca, shëtitore, paterica etj) për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). (Parkingu te Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë), 09:00.
Kuvendi vazhdon seancën plenare. (Salla e seancave plenare), 10:00.
Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC sh.p.k., organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 10:00.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës mban punëtorinë “Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë), 10:00.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)mban konferencën për medie ku do të publikohet analiza me titull “Bordet e politikës” për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë), 10:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vaksinohet kundër Covid-19. Pas vaksinimit, mban një konferencë për medie, me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19!”. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë), 11:00.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve. (Objekti i OEAK), 11:00.
Në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 11:00.
Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, si dhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner mbajnë konferencën për medie. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë), 13:40.
Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, si dhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner mbajnë konferencën për medie. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë), 13:40.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me mintrin e Mintrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. (Shtëpia e Bardhë, Prizren), 14:30.
Bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë në qendrën e qytetit të Ferizaj, i njohur me emrin simbolik “Bashkimi i Qytetit”. (Komuna e Ferizajt), 20:30.