Ngjarjet e datës 8 prill

Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”, aktivitet ky që organizohet në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, 10:00 – 14:00)
Kuvendi Komunal i Komunës së Deçanit mban seancë solemne. Ndahet Çmimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit, Gajeneralit Amerikan, Arthur Garffer. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), organizojnë shënimin e Ditës së Kushtetutës, (Menza Ramiz Sadiku, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mban takim me kryetarë të partive politike, (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 12:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?