Ngjarjet e datës 8 qershor

09:00
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizon konferencën me temën “Dita e hapur globale e Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”. (“Klan Arena”, Prishtinë)
09:30
Lëvizja FOL organizon diskutimin “FOL Hapur” me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”)
10:00
Instituti D4D organizon tryezën me temën “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria tek publiku”.(Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit për 3-mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
13:00
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përpilon listën e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204)
16:00
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, do të jetë prezent në Panairin e Librit, te botimet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), ku do të nënshkruajë dhe do të bashkëbisedojë rreth librit të tij “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin”. (Pallati i Rinisë dhe Sportit. Prishtinë)
17:00 – 19:00
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut. (Fadil Vokrri)
17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës.
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës.
18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Irlandës së Veriut.
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Irlandës së Veriut.

Back to top button