Ngjarjet e ditës: 19 janar 2023

09:45
Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
09:30
Mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mbanë Seanca plenare. (Kuvendi Kosovës)
10:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të aktiviteteve artizanale brenda institucioneve korrektuese përfundon trajnimi njëvjeçar artizanal në Filigran Argjendi. Merr pjesë ministrja Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra, Lipjan)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së)
14:00
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT), në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës (TACA)” organizojnë Konferencën Nacionale ku do të prezantohen të arriturat e projektit. Marrin pjesë Stenbaek Madsen Johannes nga zyra e BE-së dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci. (Klan Arena)
17:00
Federatat e Hendbollit të Kosovës organizon ceremoninë “Laureatëve të vitit 2022”. (Hotel Internacional Prishtina)

Back to top button