Ngjarjet e fundit në Ukrainë
Një armëpushim 12-orësh është rënë dakord në gjashtë nga zonat më të goditura nga luftimet, njoftoi Ukraina. Shpresohet se civilët do të mund të shpëtojnë përmes korridoreve humanitare. Grupet e para tashmë po largohen me autobus – por luftimet po vazhdojnë diku tjetër.
Ka shqetësime për sigurinë në ish-centralin bërthamor të Çernobilit. Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha se ka humbur furnizimin me energji elektrike.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ranë dakord të takohen për bisedime, të cilat do të zhvillohen nesër në Turqi, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë vazhdojnë.
Gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Olena lëshoi një deklaratë, me ç’rast u fokusua në vdekjet e fëmijëve.
Ka më shumë thirrje për Mbretërinë e Bashkuar për të përshpejtuar procesin e vizave për refugjatët ukrainas. Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar tha se gruaja e tij u përball me vonesa në marrjen e vizës. Boris Johnson tha se pothuajse 1,000 refugjatë ukrainas u janë dhënë viza dhe numri “do të rritet”./21Media