Ngjarjet e fundit nga lufta në Ukrainë

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është shkëputur nga linja e fundit kryesore e mbetur e energjisë në rrjet dhe po mbështetet në një linjë rezervë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Më parë, kishte raportuar se uzina në Ukrainën juglindore ishte shkëputur nga linja në orët e para të së shtunës pas bombardimeve të vazhdueshme.
Kompania ruse e energjisë Gazprom ka thënë se Siemens Energy është gati të ndihmojë në riparimin e pajisjeve të prishura për tubacionin e gazit Nord Stream 1.
Bashkimi Evropian pret që Rusia të respektojë kontratat ekzistuese të energjisë, por është i përgatitur të përballojë sfidën nëse nuk e bën këtë , tha komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni.
Njoftimi i Gazprom se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të rifillonte erdhi pasi ministrat e financave të G7-ës thanë se planifikonin të zbatonin një kufi çmimi për naftën ruse për të reduktuar “aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij mund të luajë një rol lehtësues në lidhje me centralin bërthamor të Zaporizhzhia, sipas zyrës së tij.
Një fëmijë tetë vjeçar ka vdekur pas bombardimeve ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të dielën në mëngjes, sipas kryetares së këshillit rajonal, Hanna Zamazeyeva. Dy fëmijë të tjerë ishin mes të plagosurve nga bombardimet ruse në qytetin Mykolaiv dhe Bereznehuvate.
Trupat ruse filluan sulme me raketa gjatë natës në Kramatorsk dhe Sloviansk në Ukrainën lindore, sipas guvernatorit të rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka akuzuar Perëndimin se po luan një “lojë shahu me vdekjen” në mbështetje të Ukrainës dhe akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të përfitojnë nga konflikti për ta shtyrë Rusinë në “një raund të ri shpërbërjeje”.
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë në një intervistë për BBC se ndërsa ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj, britanikët “numërojnë qindarkat” ndërsa ukrainasit “numërojnë viktima” .
Rusët i bënë nderimet e fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, në një ceremoni të mbajtur në Moskë pa shumë bujë dhe me Presidentin Vladimir Putin që mungoi. /21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button