Ngjarjet e fundit nga lufta në Ukrainë
Forcat ruse po bëjnë përpjekje për të thyer mbrojtjen ukrainase në rajonin verilindor të Kharkivit, ndërsa përpiqen të rifillojnë ofensivën e tyre drejt qytetit Sloviansk, në rajonin fqinj Donetsk.
Ushtria ukrainase ka thënë se sulmet me raketa janë rritur në jug të Ukrainës, qindra milje nga epiqendra e luftës së Donbasit. Ushtria e Ukrainës ka thënë se gjashtë persona u plagosën gjatë një sulmi në një fshat në rajonin e Odesas dhe qyteti Mykolaiv u sulmua sërish në mbrëmje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zyrtarë të rëndësishëm qeveritarë, nën dyshimin për tradhëti, bashkëpunim me Rusinë. Dy zyrtarët e shkarkuar janë prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Ivan Bakanov.
Putini vizitoi Iranin: Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë të martën udhëtimin e tij të dytë ndërkombëtar që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt dhe njëkohësisht i pari jashtë kufijve t ëish-Bashkimit Sovjetik gjatë kësaj periudhe. Putin udhëtoi për në Iran për ta takuar Presidentin Iranian, Ebrahim Raisi dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Vizita e Putinit vjen pas pretendimeve nga Ukraina se më shumë se 20 milionë tonë drithë mbeten të ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse të porteve të Detit të Zi.
Një numër njerzish vdiqën dhe të paktën nëntë ushtarë rusë u plagosën në një incident të pashpjegueshëm të hënën në një termocentral bërthamor në Ukrainën qendrore, ka thënë kryebashkiaku i qytetit Enerhodar.
Bashkimi Evropian do ta shtojë edhe bankën më të madhe ruse, Sberbank në listën e zezë të kompanive që mbështesin pushtrimin rus të Ukrainës.
Lista e re me 48 zyrtarë dhe nëntë entitete 1që do të futën në listën e zeza, e përgatitur nga shërbimi i jashtëm i BE-së, përfshin gjithashtu drejtues të klubit të motoçikletave, aktorë, politikanë, anëtarë të familjeve të oligarkëve të sanksionuar dhe ushtarë.
Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në vlerë prej rreth 40 miliardë dollarësh, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, SHANA. Marrëveshja, e arritur më 19 korrik, përkoi me vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, në Teheran. Lideri rus po merr pjesë në një samit me homologët e tij nga Irani dhe Turqia. SHANA raportoi se Gazprom do t’i ofrojë mbështetje Kompanis./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?