Ngjarjet kulturore që lanë gjurmë në vitin 2023

Në vitin 2023, skena kulturore ka shënuar ngjarje të shquara dhe frymëzuese.
Prezantimi i spektakleve inovative dhe ekspozitave artistike ka kapur vëmendjen e publikut, duke bërë këtë vit një periudhë mbresëlënëse për krijimtarinë kulturore. e

1. Libri i Princit Harry

Në janar të këtij viti Princi Harry ka publikuar autobiografinë e tij të titulluar “Spare”.
Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, “Spare”u bë libri jo-fiction më i shitur i të gjitha kohërave.

2. Kylie Jenner ndez debatin duke veshur një kokë luani të rreme

Kylie Janner ka marrë vëmendje në Javën e Modës në Paris të janarit me një veshje përçarëse, ku në krahun e saj ka pasur të veshur një kokë luani të rreme.

Kjo ka bërë bujë në mediat sociale pasi që njerëzit kanë menduar se është me të vërtetë pjesë e një krijesë në xhungël.

Ndërsa marka e cila i ka bërë veshjen Kyle ka replikuar menjëherë duke treguar se është një kokë e rreme.

Lexuesit kanë replikuar “Duhet të ndalojmë së shfaquri kafshët si ‘produkte’ luksoze. Ato mund të bëhen nga shkuma, por këto janë specie të rrezikuara që historikisht janë vrarë. që lëvorja e tyre të shndërrohet në veshje”.

3. Rasti i përplasjes me ski të Gwyneth Paltrow

Ishte paraqitja më e përfolur gjatë vitit.

Në dy javët e marsit kur Gwyneth Paltrow u padit në gjykatë nga optometristi në pension Terry Sanderson, nën pretendimin se ajo ishte përgjegjëse për përplasjen me ski në vitin 2016.

Internet ka shpërthyer nga videoja e përplasjes së tyre me ski.

4. Kënga hit “Try That In a Small Town”

Kënga “Try That In a Small Town” pa dyshim që ishte një ndër hitet e këtij viti.

Pas publikimit ajo goditi dhe u bë virale, duke marrë pesë milionë shikime në vetëm tre ditë.

Krejt kjo ka ndodhur ani pse kënga u perceptua se fliste për njerëzit e zhgënjyer të klasës punëtore të bardhë në të gjithë Amerikën rurale.

5. The Idol i HBO-së

Një bashkëpunim midis Sam Levinson, krijuesit të shfaqjes së njohur për adoleshentët Euphoria, dhe superyllit të popit Abel “The Weeknd” Tesfaye, The Idol ishte një nga shfaqjet më të reklamuara të kohëve të fundit.

Kjo është cilësuar si një nga shfaqjet më të këqija televizive të realizuara ndonjëherë nga mediat botërore.
Por mbi të gjitha HBO të paktën prodhoi atë që GQ pretendonte se ishte ndoshta ” kënga e verës “.

6. Sound of Freedom bëhet një hit surprizë veror në arkë

Me shfaqjen e filmave të ndryshëm të suksesshëm këtë verë , një film me buxhet më të ulët doli nga hiçi për t’u bërë historia e pamundur e suksesit të sezonit.

Frymëzuar nga përvojat e Tim Ballard, një ish-agjent i qeverisë amerikane i kthyer në aktivist kundër trafikimit të qenieve njerëzore, drama e pavarur Sound Of Freedom tani ka fituar pothuajse 250 milionë dollarë në arkat ndërkombëtare.

Me protagonist Jim Caviezel në rolin e Ballard, ajo tërhoqi vëmendjen për një çështje të tmerrshme siç është trafikimi i qenieve njerëzore.

7. Matty Healy puth shokun e tij të grupit në skenë

Edhe kjo ishte një ngjarje e cila ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare kur në Festivalin Good Vibes në Kuala Lumpur, Healy para turmës e puthi bastistin Ross MacDonald.

Pas kësaj u anulua i gjithë koncerti, dhe kjo ka dërguar në protesta komunitetin LGBTQ+.

8. 2000 objekte të zhdukura në Muzeun Britanik

Institucioni kulturor 250-vjeçar londinez u përball me vështirësi në gusht të këtij viti kur u njoftua se rreth 2000 sendet nga koleksioni i saj ishin zhdukur, të cilat supozohej se ishin të vjedhura.

Kjo ngjarje ka bërë bujë të madhe në media pasi që dyshohej se ato gjësende janë vjedhur dhe po shiten.

Megjithatë një anëtar i stafit i dyshuar si i përfshirë në vjedhje u shkarkua, por shumica dërrmuese e sendeve të vjedhura janë ende të pagjetura.

9. “Shkelja” e rregullave të sindikatave nga Drew Barrymore

Derisa sindikatat e aktorëve dhe shkrimtarëve bënin greva duke kërkuar paga më të mira dhe kushte më të mira të punës, ishte Drew Barrymore e cila vendosi që të shkelte këto rregulla dhe mori vendimin të fillonte sërish xhirimet e shfaqjes së saj të bisedës The Drew Barrymore Show.

Derisa protestuesit brohoritëshin “Mbylle atë” ajo u detyrua që ta ndërprente dhe të vendosë për të mos e shfaqur premierën derisa të përfundojë greva.

10. Një artist danez detyrohet të paguajë muzeun pasi ka dorëzuar piktura bosh

Artisti danez Jens Haaning kishte nxitur diskutim me piktuat e tij bosh të cilat i kishte dorëzuar muzeut.

Megjithatë edhe pse kjo cilësohet si vepër e artit muzeu nuk u pajtua me të dhe ai ishte i detyruar që të paguante 58,000 dollarë muzeut për këtë gjest./21Media

Back to top button