“Ngjyra e kuqe” i dha famë, Floriani ka menduar prapë të bëjë bashkëpunim me Adrian Gaxhën

Në vitin 2012 është publikuar kënga “Ngjyra e kuqe” e Adrian Gaxhës dhe Florian Beqirit, e cila është pëlqyer shumë nga publiku dhe ende dëgjohet.
10 vjet pas publikimit të saj, Floriani, sonte në “21 Gradë ” të RTV21 u shpreh se kur e dëgjon këngën i duket si të lindë për së dyti.
Ai tha se sado që të rritet, kënga “Ngjyra e kuqe” do të jetë kujtim tepër i mirë për të.

I pyetur se si i ka raportet me artistin Adrian Gaxha, bashkëpunimi me të cilin i ka dhënë famë, Floriani u shpreh se me Gaxhën nuk janë ndarë keq, por të dy kanë vazhduar rrugëve të tyre dhe tha se kanë raporte goxha të mira, shkruan rtv21.tv
Floriani tha se Adrianin e ka pasur si vëlla më të madhin, i cili i ka mësuar shumë gjëra. “E falënderoj shumë edhe çdoherë kom me pasë kontakt me të”, tha ai.
Ai pohoi se ka menduar të realizojë prapë bashkëpunim me Adrian Gaxhën.
“Normal atëherë Adriani e patë ba kangën me mu, e kështuqë, unë kom thanë, kysmet këtë kohë, kom me thanë une Adrianit, mi thanë une po du qitash “Ngjyrën e kuqe” me ba”, tha ai.

Kujtojmë që, kënga “Ngjyra e kuqe” është publikuar më 25 nëntor të vitit 2012 dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 43 milionë klikime./21Media

Back to top button