Ngriten, ngriten – çmimet!?

Kurti: Çmimi i vajit më i larti në botë, artificial dhe i paarsyeshëm

Kriza ekonomike botërore si pasojë e luftës në Ukrainë me ndikim edhe në Kosovë. Këto ditë jemi dëshmitarë të një ngritjeje enorme çmimesh të produkteve esenciale ushqimore. Një litër vaji sot ka kushtuar hiç më pak se 3 euro e 49 centë, gjë që është pritur me shqetësim të madh të qytetarëve. Kryeministri Albin Kurti, tha se ky çmim i vajit është më i larti në botë duke e cilësuar artificial, për çka paralajmëroi masa. Në shoqatën “ Konsumatori”, thonë se tregtarët po përfitojnë nga situata duke fryrë çmimet.(Përgatiti Aurela Elshani,Kamera Alban Ismaili). /21Media

Back to top button