Ngritet aktakuzë kundër ish ministres Dhurata Hoxha dhe 4 zyrtarëve tjerë (Video)

Ata ngarkohen me aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe 4 personave tjerë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ish ministrja Hoxha për RTV21 tha se ndihet plotësisht  pa fajshme dhe se do t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore për të dëshmuar pafajësinë. Analisti, asokohe zyrtarë i ministrisë së Integrimeve Evropiane, Demush Shasha tha se nuk e kupton pse është pjesë e kësaj aktakuze kur ai ishte kundër nënshkrimit të kontratës për lobim në vlerë prej mbi 168 mijë euro, kontratë kjo që përmendet në aktakuzë.( E pergaditi- FITORE ADEMI)/21Media

Back to top button