Ngritet aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan në Jarinje

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë sot ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinje për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës. Kjo për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, tha ai.

Të dyshuar janë në ndalim prej 48-orësh./21Media

Back to top button