Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për ”Dhunim”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka informuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale ”Dhunimi”.

”Më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës. Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi. Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri”, është bërë e ditur në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri E.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button