Ngritet aktakuzë ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi. Aktakuza ka të bëjë me veprën penale “sulm”.
Këtë për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Aktakuza është ngritur më 20 dhjetor të vitit 2021. Sami Kurteshi po akuzohet sepse më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë ka përdor forcën ndaj Adnon Berishës./21Media

Back to top button