Ngritet aktakuzë për dy të dyshuarit në rastin e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.

“Po, është ngritur aktakuzë” tha Gashi.

Dy të dyshuarit do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Back to top button