Ngritet memorial për personat që vdiqën nga sulmi me raketa në Kremenchuk

Derisa liderët e botës takohen dhe flasin për atë që duhet bërë për Ukrainën, në terren, njerëzit po përpiqen të pajtohen me sulmin e së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës.
Në vendin e qendrës tregtare, u ngrit një memorial për ata që vdiqën në sulmin me raketa.
Njerëzit po lënë qirinj dhe lule e po qajnë teksa shohin rrënojat e qendrës tregtare.
Një person tha se njeh disa njerëz që punonin në farmaci në kohën e sulmit.
“Miqtë e mi atje janë të gjithë të rinj, nën 30 vjeç”, tha ajo, shkruan BBC./21Media

Back to top button